ZYRTARE: Përparim Islami vazhdon kontratën me Feronikelin NULL NULL 20.09.2020 18:38 20.09.2020 18:38 Futbollisti Përparim Islami, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Feronikelit. Islami ishte pjesë e Feronikelit edhe gjatë sezonit të kaluar, ku në ndeshje kundër Ballkanit ishte lënduar duke këputur ligamentet e gjurit të këmbës së majtë, njofton Klan Kosova. “Feronikeli përveç që ka kryer shpenzimet e operimit të Islamit, i ka ofruar atij kontratë të re, duke përfshirë edhe kohën sa është në rikuperim nga lëndimi”, shkruan Nikli në njoftimin zyrtar. “Kontrata e re dëshmon që klubi nuk i ka harruar asnjëherë shërbimet dhe paraqitjet dinjitoze të Përparim Islamit”. Mbrojtësi pritet që paraqitjet e para në fanellën gjelbër e bardhë t’i bëjë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, ateherë edhe kur pritet të rikthehet nga lëndimi i pësuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.