Zyrtare: Pefqeli rikthehet te Prishtina NULL NULL 30.06.2022 18:52 30.06.2022 18:52 FC Prishtina dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re dyvjeçare, transmeton Klankosova.tv. Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës së kryeqytetit ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola. Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç’rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm. 28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën ’89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.