Zyrtare, pas Zaniolos Roma blindon edhe Under NULL NULL 15/08/2019 15/08/2019 Kohë rinovimesh në shtëpinë e Romës. Pas Nicolo Zaniolos një tjetër talent i skuadrës verdhekuqe ka rinovuar kontratën e tij me klubin kryeqytetas. Cengiz Under ka zgjatur bashkëpunimin e tij me Romën deri në vitin 2023 duke rinovuar me një tjetër vit kontratën e mëparshme që skadonte në vitin 2022. Nga kontrata e re Under do të përfitojë më shumë para pasi Roma i ka rritur ndjeshëm pagën. Vetë talenti i kombëtares turke është shfaqur shumë i lumtur. “Erdha te Roma dy vite më parë dhe tashmë ditë pas dite jam afeksionuar gjithnjë e më shumë me këtë qytet, me këto ngjyra dhe me këta tifozë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua dhe falenderoj klubin që realizoi dëshirën time për të vazhduar të luaj me Romën”. Me këtë zgjatje të kontratës Roma ka blinduar edhe Cengiz Under duke e hequr përfundimisht nga merkato, shkruan supersport.al, transmeton Klan Kosova.
Kosova Escobar dhe Lajçak takim veçan: BE-ja mirënjohëse për mbështetjen e ShBA-së për dialogun 18/08/2022
Kosova Sheholli: Vuçiq e ka ulur “bishtin”, e ka parë se nuk mund të ballafaqohet me NATO-n (VIDEO) 17/08/2022