Zyrtare: NBA All-Star Game 2025-26 do të jetë ShBA-ja kundër botës NULL NULL 04.06.2025 18:00 04.06.2025 18:00 Viteve të fundit janë bërë disa tentime për ta bërë më interesante ndeshjen All-Star ku luajnë yjet më të spikatura të NBA-së. Komisioneri i NBA. Adam Silver, e a konfirmuar se edicioni i ardhshëm i NBA All-Star Game do të sjellë një format të ri emocionues: Ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër atij të Botës që luajnë në ligën më të fortë në botë. Me yje si Stephen Curry, LeBron James dhe Kevin Durant në ekipin amerikan, dhe Luka Doncic, Giannis Antetokounmpo dhe Shai Gilgeous-Alexander në ekipin botëror, kjo pritet të jetë një përballje spektakolare. Vlen të përmendet që në shtatë vjetët e fundit të gjithë MVP-të kanë qenë lojtarë të lindur jashtë ShBA-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.