Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Musab Mala kalon te Ponte Prizreni

NULL NULL
16.07.2023 16:08

Klub i Basketbollit Ponte Prizreni, ka njoftuar se ka nënshkruar me Musab Mala.

“Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në përfaqësuesën e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi”, thuhet në njoftim.

27 vjeqari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea.

“Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në rradhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet”.

Klubi prizrenas ka paralajmëruar edhe dy përforcime të huaja në ditët në vijim. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme