Zyrtare: Milan siguron shërbimet e talentit Roback

Zyrtare: Milan siguron shërbimet e talentit Roback

2 muaj më parë

Skuadra e Milanit ka bërë edhe një përforcim gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ardhja e re e rosonerëve është talenti  17 vjeçari, Emil Roback, njofton  Klan Kosova.

Njoftimi për transferimin e Roback te Milani e ka bërë tashmë ish skuadra e talentit, Hammarby në llogarinë e tyre në rrjetet sociale.

Ky transfer, ‘kuqezinjve’ i ka kushuar 1.5 milion euro, kurse më parë për shërbimet e futbollistit ishte interesuar edhe skuadra londineze Arsenal.