Zyrtare: Meriton Ismaili transferohet te Ponte Prizreni - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Meriton Ismaili transferohet te Ponte Prizreni

NULL NULL
02/07/2022

Ponte Prizreni ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Meriton Ismailin.

Ismaili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi, me klubin nga Prizreni, transmeton Klankosova.tv.

“Transferi i parë në merkaton e basketbollit për ekipin tonë fillon me lojtarë vendorë. Meriton Ismaili nga sot zyrtarisht është pjesë e KB PONTE PRIZRENI”, thuhet në njoftimin e tyre.

Meriton Ismaili 195 cm së fundi ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, i njejti është i rregullt edhe në përfaqësuesën A në basketboll.

Derisa Ponte Prizreni ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të prezantojë edhe përforcimet e tjera.