Zyrtare: Kushtrim Gashi largohet nga Ballkani NULL NULL 09.08.2022 17:44 09.08.2022 17:44 Kushtrim Gashi ka njoftuar se është larguar nga Ballkani, si lojtar i lirë. Gashi ka falënderuar presidentin e Ballkanit dhe ka kërkuar falje për situatën që ka ndodhur para ndeshjeve në garat evropiane, transmeton Klankosova.tv. Të dashur qytetarë të Suharekës dhe ju tifoz të klubit FC Ballkani, desha t’ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lirë. Duke e falënderuar presidentin Arsim Kabashi, për korrektësinë e treguar për këta 3 vjet, e ndiej obligim t’i kërkoj falje për situatën që ndodhi para ndeshjeve në garat evropiane”, ka thënë Gashi. “Po largohem pas 3 vjetëve të kaluar me kokën lart, duke dhënë gjithçka nga vetja në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje pa ndalur as një minutë të vetëm deri sa arritëm qëllimin që kishim se bashku, duke u shpallur kampion në Superligën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit”, shtoi ai. Ai i uroi suksese Ballkanit në garat evropiane. “Po largohem duke i falënderuar të gjithë shokët, me të cilët pata mundësinë për këta 3 vjet të stërvit me ta, gjithë qytetin e Suharekës për respektin e treguar dhe tifozët Xhebrailat 1992. Duke i dëshiruar të gjitha sukseset e mundshme në garat evropiane, po largohem duke ju thëne vetëm mirupafshim por jo edhe lamtumirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.