Zyrtare: Kosovë-Rusi, më 6 mars në Gjermani NULL NULL 19.02.2020 19:03 19.02.2020 19:03 Kombëtarja e Kosovës në konkurrencen e femrave do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Wiesbaden të Gjermanisë në orën 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë. Dardanet deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje, njofton Federata e Kosovës në Futboll, përcjellë Klan Kosova. Kosova arriti të mposhtë në shtëpi Turqinë, 2:0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, derisa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire, 0:5. Gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar edhe Rusia, derisa renditjen e kryeson Holanda me 18 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, derisa Sllovenia është në pozitën e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 14 orë më parë