ZYRTARE: Jetmir Topalli nënshkruan te skuadra turke Yeni Malatyaspor

ZYRTARE: Jetmir Topalli nënshkruan te skuadra turke Yeni Malatyaspor

1 muaj më parë

Mesfushor ofanziv Jetmir Topalli është bërë me skuadër të re pasi ka nënshkruar me skuadrën turke Yeni Malatyaspor.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit turk, por që nuk kanë bërë të ditur detajet e kontratës, transmeton Klan Kosova.

Kaçanikasi shkëlqeu në futbollin kosovar edicionin e fundit duke shënuar tetë gola dhe dhuruar një asistim sa ishte pjesë e Ballkanit.

Topalli, më parë në Kosovë ka luajtur edhe në fanellën e 2 Korrikut dhe Vushtrrisë, para transferimit të tij te Ballkani në vitin 2018.

TRANSFER ✍️Kulübümüz Kosova milli takım oyuncusu Jetmir Topalli ile anlaşmaya varmıştır.#AilemizeHoşgeldin

Publiée par Yeni Malatyaspor Kulübü sur Jeudi 13 août 2020