Zyrtare: Fotis Takianos largohet nga posti i trajnerit te Rahoveci

Zyrtare: Fotis Takianos largohet nga posti i trajnerit te Rahoveci

NULL NULL
1 week më parë

Klubi i Basketbollit, Rahoveci ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.

Tutje, Rahoveci ka bërë të ditur se zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra, njofton Klankosova.tv.

“Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.

E falenderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë.  Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra.

Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Rahovecit.