ZYRTARE: FC Prishtina prezanton Gentian Muçën

ZYRTARE: FC Prishtina prezanton Gentian Muçën

NULL NULL
4 javë më parë

Skuadra e Prishtinës në futboll ka bërë prezantimin e futbollisti shqiptar, Gentian Muça.

Muça me shumë përvojë me Tiranën në edicionin 2019/20 si kapiten i skuadrës, është shpallur kampione pas dhjetë vjetësh mungesë titulli.

“Janë lëvizje që e pasojnë njëra tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, tek Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re”, tha Muça për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh”.

“Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës”.

klankosova.tv