Zyrtare: FA akuzon Mudrykun për doping NULL NULL 18.06.2025 20:37 18.06.2025 20:37 Ylli i Chelsea-s, Mykhailo Mudryk, është akuzuar nga federata angleze për shkelje të rregullave antidoping dhe mund të përballet me një ndalim deri në katër vjet. Ukrainasi Mudryk është akuzuar për shkelje të Rregullave Antidoping, duke dyshuar për praninë dhe/ose përdorimin e një substance të ndaluar, në përputhje me Rregulloret 3 dhe 4 të Rregullave Antidoping të FA-së. Lojtari tashmë nuk po luan që disa muaj për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.