Zyrtare: Emi Martinez largohet nga Arsenali pas dhjetë vjetësh

Zyrtare: Emi Martinez largohet nga Arsenali pas dhjetë vjetësh

1 javë më parë

Portieri i deri tanishëm i Arsenalit, Emi Martinez, është transferuar te Aston Villa.

Ai largohet nga topçinjt, pas 10 vitesh qëndrimi, transmeton Klan Kosova.

“Po ju prezantojmë Emi Martinez. Mirë se vjen Emi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit tashmë të ri.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Arsenal, 28 vjeçari kishte luajtur si i huazuar në gjashtë skuadra të ndryshme.

Kurse, në dy paraqitjet e fundit e tij në këtë fanellë, ai fitoi FA Cup dhe Community Shield.