Zyrtare: Drita nënshkruan me sulmuesin e Fushë Kosovës NULL NULL 10.06.2023 15:42 10.06.2023 15:42 Klub i Futbollit, Drita ka njoftuar se ka nënshkruar me Rilind Haziraj. Haziraj me skuadrën gjilanase ka nënshkruar kontratë trevjeçare, njofton Klankosova.tv. Haziraj është pritur nga drejtori sportiv i klubit Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në klub dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Ai ishte pjesë e ekipit KF Fushë Kosova ku kishte paraqitje impresive duke shënuar 19 gola në 24 paraqitje dhe duke ndihmuar që të sigurojë Superligën ish ekipi i tij KF Fushë Kosova. Kujtojmë, Drita njoftoi edhe për nënshkrimin e Astrit Thaqit. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 3 days