Zyrtare: Drenica bie nga Superliga për herë të parë në histori të klubit NULL NULL 06.05.2023 17:04 06.05.2023 17:04 Skuadra e Drenicës për herë të parë në histori të klubit nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar. Kjo pas humbjes së sotme nga Trepça ’89, me rezultat 3-1. Drenicakët gjatë gjithë sezonit nuk ishin në formë, shkaku edhe gjendjes financiare që mbretëronte në këtë klub. Drenica ra nga liga, tre xhiro pa përfunduar kampionati i rregullt i Superligës së Kosovës. Ata tani nga sezoni i ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, që është niveli i dytë i garave në futbollin kosovar. /Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.