Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Depay është i Manchesterit

NULL NULL
07.05.2015 12:54
Goal.com ka raportuar se Memphis Depay ka nënshkruar parakontratë me Manchesterin. Lajmin e ka konfirmuar uebfaqja zyrtare e United. Shuma nuk dihet.

Është zyrtare.

Memphis Depay ka nënshkruar kontratë me Manchester United, raporton Goal.com, transmeton Klan Kosova.

Kalimin e sulmuesit e ka konfirmuar edhe uebfaqja zyrtare e Manchester Unitd.

“Po sa të fillojë afati kalimtar i verës, Memphis Depay do të vij në Angli, për të kaluar testet mjekësore”, thuhet në sajtin zyrtar të djajve.

I ashtuquajturi Ronaldo i ardhshëm, holandezi dinamik kishte shprehur dëshirë qysh moti të bëhej pjesë e klubit më të madh anglez.

Shuma e transferës ende nuk është bërë e ditur, ndonëse supozohet të jetë e lartë.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.