Zyrtare: Brahim Diaz kthehet te Real Madridi NULL NULL 10.06.2023 15:18 10.06.2023 15:18 Real Madrid ka konfirmuar rikthimin e Brahim Diaz nga Milani. Spanjolli i kaloi tre vitet e fundit në huazim në “San Siro”, por nuk do të luajë më me kuqezinjtë pas përfundimit të periudhës së huazimit. Real Madrid ka konfirmuar me një deklaratë zyrtare se Brahim do të kthehet në klub sezonin e ardhshëm. Spanjolli do të prezantohet në një konferencë për shtyp më 13 qershor në Ciudad Real Madrid. Los Blancos theksojnë se Brahimi luajti një rol kyç në Milan, duke fituar titullin e Serie A në 2022 dhe duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon. Brahim, një ish-lojtar i Akademisë së Manchester Cityt, shënoi 18 gola në 124 ndeshje me Milanin gjatë periudhës së tij trevjeçare në klub. Kuqezinjtë mendohej se kishin një opsion për ta bërë lëvizjen e Brahimit të përhershme, por mediat spanjolle raportuan gjatë muajve të fundit se 23-vjeçari ishte në Milan në një marrëveshje huazimi pa të drejtë blerje, që do të thotë se ai do të kthehej në Madrid në verë. Kontrata e tij në kryeqytetin spanjoll skadon në qershor 2027. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 3 days