Lajmet e fundit

Zyrtare: Bradley Barcola i jep lamtumirën PSG-së, kalon te Liverpooli për 145 milionë euro
Bradley Barcola është zyrtarizuar nga Paris Saint-Germain te Liverpooli.
Sulmuesi francez do të jetë pjesë e “The Reds”, të cilët kanë finalizuar marrëveshjen me kampionët francezë për një shifër që mund të arrijë deri në 145 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Bradley Barcola is a Red.
— Liverpool FC (@LFC) August 31, 2026
Allez Les Rouges. pic.twitter.com/Z8eQY71dgQ
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Liverpooli do të paguajë fillimisht 125 milionë euro si shumë fikse, ndërsa 20 milionë euro të tjera janë paraparë përmes bonuseve të ndryshme.
Transferimi i Barcolas renditet ndër operacionet më të kushtueshme të kësaj vere, duke marrë një peshë të veçantë edhe për shkak të vlerës së lartë të marrëveshjes mes dy klubeve të njohura evropiane.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë me Liverpoolin, e cila do ta mbajë atë në “Anfield” deri në vitin 2031.