Zyrtare: Bashkimi ndanë rrugët me amerikanin Curtis Jones NULL NULL 11.03.2023 13:28 11.03.2023 13:28 Klubi i Basketbollit, Bashkimi, ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me amerikanin Curtis Jones. Këtë klubi nga Prizreni, e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ndër tjerash e ka falënderuar amerikanin për kontributin e dhënë, transmeton Klankosova.tv. “Klubi bën të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me amerikanin Curtis Jones, të cilin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në karrierë!”, thuhet në njoftim. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.