22:25, 18 Gusht 2019

Nuk ka më asnjë dyshim, Mario Balotelli është zyrtarisht lojtar i Brescias në Serinë A. Klubi lombard, në njoftimin për shtyp shkruan se për SuperMarion është gati kontrata shumëvjeçare, ndërsa prezantimi do të bëhet këtë të hënë në orën 16:45.

“Më në fund kthehem në qytetin tim. Brescia, ja ku jam”, shkruan Balotelli në Instagram.

Të shpëtojë Brescian apo të shpëtojë veten e tij? Misioni i sulmuesit 29-vjeçar mund të jetë i dyfishtë./supersport.al/

Konkurs Pune

Lexo më shumë