Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Prokurori i Shtetit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi NULL NULL 16.03.2023 17:27 16.03.2023 17:27 Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Prokurori i Shtetit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që për qëllim ka forcimin e sundimit të ligjit në vend. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. “Marrëveshja përcakton mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërinstitucionale dhe procedurave standarde në shkëmbimin e informacioneve lidhur me rastet të cilat sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës paraqesin vepra penale, që janë identifikuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve audituese, të paraqitura nga Zyra Kombëtare e Auditimit tek Prokurori i Shtetit sipas Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv. Të dyja palët janë zotuar se do të avancojnë mënyrat e komunikimit, si dhe të shkëmbimit të të dhënave të cilat janë të nevojshme për zbatimin sa më efikas të kësaj marrëveshje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025