Zyra e Presidencës përkrahë ngjarjen astronomike të organizuar nga AOK NULL NULL 25.07.2018 18:51 25.07.2018 18:51 Në sheshin Skënderbeu në Prishtinë të premten do të mbahet një ngjarje e organizuar nga klubi “Astronomy Outreach of Kosovo”. Këtë ngjarje që do të jetë e para e këtij lloji, siç kanë konfirmuar nga klubi do ta mbështesë edhe Zyra e Presidentit të Kosovës, përcjell Klan Kosova. AOK ka bërë të ditur përmes një video në Facebook se më 27 korrik duke filluar nga ora 17:00 do të mbahet një organizim kushtuar astronomisë, ku të interesuarit do të kenë mundësinë të shohin eklipsin e plotë të Hënës përmes objekteve të vendosura në shesh, eklips që do të jetë më i gjati në shekullin 21. Në këtë ngjarje qytetarët do të kenë mundësi të shohin punime shkencore e poashtu të vëzhgojnë edhe objekte të ndryshme hapësinore përmes teleskopit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.