Zyra e infermierisë (nuk) u shua (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 20.09.2022 21:34 nga Arbreshë Uka 20.09.2022 21:34 Ankesat e tyre dhe çdo gjë rreth organizimit të punës, infermierët e SHSKUK-së, nuk kanë më ku ti drejtojnë. Të paktën kështu po deklaron, Lirije Beqiri e cila për mbi 16 vjet ishte koordinatore në zyrën e infermierisë. Asaj të hënën i shkoi vendimi nga drejtoria e përgjithshme që të largohet nga ky shërbim, ngase kontrata e saj e fundit një vjeçare ishte përgjegjëse për Infermieri në Laboratorin Mikrobiologjik dhe Koordinim të këtyre profesionistëve në QKUK, gjatë pandemisë. Kontratë kjo e cila tashmë i ka skaduar, dhe sistemi i saj është bërë në Logopedi, ku Beqiri po e cilëson si degradim profesional. Kjo e fundit ka thënë për televizionin se përfaqësimi i komuniteti më të madh të shëndetësisë po shuhet. Derisa edhe për sindikatën e Infermierëve, ky vendim është diskriminues, ngase infermierët më nuk kanë ku të drejtohen për problemet në punë, transferimet, edukimin e vazhdueshëm profesionale, marrjen e referencës dhe të ngjashme. Sindikalisti Duraku thekson se ka informacione se këta tani e tutje do të menaxhohen direkt nga drejtoresha, Pranvera Zejnullahu Raçi. Krahas këtyre edhe Oda e Infermierëve ka kërkuar anulimin e këtij vendimi. Ndërkohë, SHSKUK mohon shuarjen e kësaj zyre. “Menaxhmenti aktual nuk ka shuar asnjë Zyrë apo Shërbim, por ka trashëguar një Zyrë të tillë, pa kontratë pune ndër vite. Drejtoria aktuale, të apostrofuarën e kësaj Zyre, që përmendet në reagime, e ka gjetur pa kontratë pune për Shërbimin e Infermierisë dhe se nuk bëhet fjalë për shkëputje të kontratës së saj”, kanë deklaruar nga drejtoria e ShSKUK-së. Nga ky institucion thanë se kjo zyrë nuk është e përfshirë në Organogramin e QKUK/ShSKUK, anise i fundit ai i 2018-ës është shfuqizuar nga bordi aktual më 2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 26 minuta më parë