Zyra e BE-së, me aktivitete për fëmijët e Junikut (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyra e BE-së, me aktivitete për fëmijët e Junikut (VIDEO)

NULL NULL
nga Valdrin Ibishi 19/08/2022

Në Junik është mbajtur fushata “Mbështetja e BE-së në Kosovë”, me sloganin “Për ju me ju”.

Aty shkoi edhe i pari i këtij misioni në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili dha mbështetje edhe për investime tjera në këtë komunë.

Në fakt, edhe ambienti përgjatë lumit “Erenik”, ku u zhvillua ky aktivitet, është rehabilituar përmes mbështetjes së këtij institucioni ndërkombëtar.

Deri më tani nga kjo fushatë janë aktivizuar mbi 1,000 djem e vajza, duke u përfshirë në aktivitete rinore.