Zvicrës i shtyhet festa e kualifikimit, barazon me Skocinë NULL NULL 19.06.2024 22:57 19.06.2024 22:57 Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes kundër Skocisë. Foto: AP Zvicra ka barazuar me Skocinë me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së dytë në grupin A. Të parët që kaluan në epërsi ishin skocezët në minutën e 13-të me McTominay, i cili shënoi nga jashtë zonës. Ndërsa, Xherdan Shaqiri barazoi 13 minuta më vonë me një supergol të shënuar, e që u bë edhe lojtari i parë në histori duke shënuar në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtar, njofton Klankosova.tv. Zvicra shënoi sërish në minutën e 33-të me Ndoye, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Në grupin A, Gjermania e ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa Zvicrës i duhet vetëm edhe një pikë pasi gjendet e dyta me katër pikë. Në vendin e tretë është Skocia me një pikë dhe Hungaria e fundit me zero pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.