Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicrës i shtyhet festa e kualifikimit, barazon me Skocinë

NULL NULL
19.06.2024 22:57
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes kundër Skocisë. Foto: AP
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, gjatë ndeshjes kundër Skocisë. Foto: AP

Zvicra ka barazuar me Skocinë me rezultat 1-1 në kuadër të xhiros së dytë në grupin A.

Të parët që kaluan në epërsi ishin skocezët në minutën e 13-të me McTominay, i cili shënoi nga jashtë zonës.

Ndërsa, Xherdan Shaqiri barazoi 13 minuta më vonë me një supergol të shënuar, e që u bë edhe lojtari i parë në histori duke shënuar në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtar, njofton Klankosova.tv.

Zvicra shënoi sërish në minutën e 33-të me Ndoye, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në grupin A, Gjermania e ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa Zvicrës i duhet vetëm edhe një pikë pasi gjendet e dyta me katër pikë.

Në vendin e tretë është Skocia me një pikë dhe Hungaria e fundit me zero pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.