Zvicra ia ndalon britanikëve hyrjen në vend për shkak të variantit të ri të COVID-19

Zvicra ia ndalon britanikëve hyrjen në vend për shkak të variantit të ri të COVID-19

NULL NULL
2 months më parë

Zvicra ka ndaluar të gjithë britanikët të hyjnë në vend në një përpjekje për të kontrolluar variantin e ri të ri të koronavirusit.

Kjo vie pas konfirmimit se dy raste të variantit Omicron janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani Zvicra ka thënë se vetëm shtetasit zviceranë dhe banorët e përhershëm mund të hyjnë, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Udhëtarët zviceranë nga Britania, Republika Çeke, Holanda, Egjipti dhe Malavi do të duhet gjithashtu të paraqesin një test negativ dhe të karantinohen për dhjetë ditë.

OBSH raportoi fillimisht llojin e ri në fillim të kësaj jave pasi një rast u raportua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji, i cili thuhet se ka një numër të lartë mutacionesh në proteinën e virusit.