Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicra e Gjilani bashkë me shfaqje

NULL NULL
16.05.2015 13:12
Teatri i Gjilanit ka filluar provat për një shfaqje të re, e cila do të vihet në jetë në Bazel të Zvicrës. Shfaqja është bashkëpunim i aktorëve kosovarë dhe atyre zviceranë.

“Home and Hurt” është projekti teatror i cili do të jepet gjatë fillimit të muajit gusht 2015, në Bazel të Zvicrës, transmeton Kult Plus.

Halili, djali nga Kosova, të cilin e luan aktori Ridvan Murati, është në lidhje dashurie me Haidin zvicerane, rol i luajtur nga Sabine Schädler. Familja e dhëndrit kosovar udhëton për vizitë te familja e nuses në Zvicër, vizita e të cilëve rezulton me sfidat e tyre, stereotipet apo limitet e njohjes së kulturës zvicerane, vështirësitë fillestare se si të sillen me një familje të huaj, pasi që djali i tyre tashmë u bë urë lidhëse e komunikimit jo vetëm ndërmjet dy familjeve, por ndërmjet dy kulturave të ndryshme.

Në anën tjetër, paragjykimet e familjes zvicerane për familjen kosovare, brengat për pasurinë e çiftit, takimi i familjeve në mes veti, çastet komike që rrjedhin nga mosnjohjet dhe keqkuptimet fillestare, pengesat në komunikimin gjuhësor, e tjerë e tjerë, janë disa pjesë që kanë funksionuar për mrekulli që të ndërtohet një ngjarje atraktive, kreative dhe komike.

Aktorët e që do të luajnë në shfaqje janë, Avni Shkodra, Rolf Brügger, Kushtrim Qerimi, Ursina Gregori, Alban Shahiqi. Noemie Schëank dhe Diana Toska janë të angazhuara në këtë shfaqje si muzikante, si dhe Kushtrim Zeqiri si artist vizuel.

Projekti “Home And Hurt” është në partneritet trepalësh: Qendrës për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” – Gjilan, “Theatre Falle” – Zvicër dhe “Teatri i qytetit” – Gjilan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.