16:49, 15 Mars 2019

Guvernatori i Bankës Qendrore të  Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet

Qëllimi i takimit ishte avancimi i bashkëpunmit të ndersjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta, si dhe njoftimi i Ambasadorit me zhvillimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe priorititet strategjike zhvillimore.

Mehmeti me këtë rast  ka falënderuar shtetin zviceran për mbështetje të disa projekteve përmes, Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) duke u nisur nga programi që kontribuon në rritjen e qasjes në financa dhe përfshirjen financiare përmes rritjes së përdorimit të llogarive të transaksioneve dhe instrumenteve elektronike të pagesave, duke përmirësuar kështu edhe efikasitetin e pagesave me pakicë në vend dhe remitancave ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka shprehur kënaqësinë për kontributin që Zvicra ka dhënë në avancimin e punës së BQK-së, duke cekur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

Në kuadër të programit, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), ka ndihmuar Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në rishikimin e ligjeve dhe rregulloreve,  duke përfshirë edhe kuadrin ligjor dhe rregulloret për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike në Kosovë./klankosova.tv/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë