Zvicra demolon Islandën, shqiptarët meritor për fitoren bindëse - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicra demolon Islandën, shqiptarët meritor për fitoren bindëse

NULL NULL
08/09/2018

Përfaqësuesja zvicerane ka shkatërruar atë islandeze me rezultat 6:0

Helvetikët filluan shumë më mirë ndeshjen duke rrezikuar portën islandeze që nga minuta e dytë e saj përmes Haris Seferoviq.

Disa minuta më vonë, saktësisht në minutën e 13 –të Zvicra shënoi golin e parë përmes Steven Zuber.

Dhjetë minuta më vonë Denis Zakaria dyfishoi epërsin për helvetikët,  rezultat ky që i dërgoi në pushim dy skuadrat.

Në minutën e 53 –të, pas një super goditje të Xherdan Shaqirit nga gjuajtja e lirë dhe devijimit të mesfushorit islandez, rezultati u thellua për 3:0

Seferoviq që rrezikoi shumë herë portën islandeze, më në fund shënoi në minutën e 67 –të.

E zëvendësuesi i tij, Albian Ajeti shënoi në të 71-tën për 5:0.

Fundin e këtij epilogu pozitiv për helvetikët e dha Admir Mehmedi i cili në portën e zbrazët shënoi për 6:0.

Nuk mungoi as Valon Behrami i cili tashmë nuk është pjesë e helvetikëve pasi tifozët  e falënderuan mesfushorin përmes këtij shkrimi i cili ishte i pranishëm gjatë tërë lojës.

Zvicra tani renditet e para në tabelë, ku në grup ka Islandën  dhe Belgjikën.

https://www.youtube.com/watch?v=2p2P2RZ6nqo