Zvicër: Vdesin tre alpinistë holandezë, goditen nga orteku - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicër: Vdesin tre alpinistë holandezë, goditen nga orteku

NULL NULL
22.05.2023 19:47
Orteku

Tre alpinistë holandezë kanë vdekur pasi dyshohet se u goditen nga orteku.

Ata u gjetën të dielën nën akullnajën Jegi, në kantonin e Valaisit.

Alpinistët ishin zhdukur që nga e premtja.

Siç raportojnë Agjencia Federale e Lajmeve SDA, policia e Bernës nisi kërkimet të shtunën.

Sipas policisë, dy burra dhe një grua kishin shkuar në vendin e quajtur në Schmadrihütte mbi Stechelberg.

Të nesërmen ata synuan të ngjiteshin në Grosshorn.

Por, jo gjithçka shkoi mirë.

Kontakti me ta humbi dhe policia kantonale e Bernës u njoftuan të shtunën rreth orës 16:50.

Ekipet e Swiss Alpine Rescue si dhe specialistë malesh e oficerë policie kryen kërkime me helikopterë Air-Glaciers dhe Rega.

Por, fatkeqësisht ata u gjetën të vdekur në anën tjetër të malit.

Viktimat janë dy holandezë të moshës 32 dhe 40-vjeçare, si dhe një holandeze e moshës 30-vjeçare, të cilët jetonin në kantonin e Bernës, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.