Zvicër, humb jetën kosovari 24-vjeçar në aksident NULL NULL 27.04.2015 17:18 27.04.2015 17:18 Aargau, 26 prill -Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Full-Reuenthal (kantoni Aargau), ka humbur jetën kosovari 24-vjeçar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve të policise kantonale. Aksidenti tragjik ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:30. Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes. Nga shkaqe ende të panjohura, ai me makinën e tij VW Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një pemë. Kosovari ishte duke shkuar në drejtim të Leibstadtit, kur makina kishte rrëshqitur jashtë rrugës dhe kishte goditur drurin. Një person i tretë kishte njoftuar Policinë, por kur ajo kishte ardhur e kishte gjetur të riun pa shenja jete. Rruga Rheintalstrasse ka qenë e bllokuar për trafik deri në orën 22:15. Prokuroria shtetërore Brugg ka nisur hetimet lidhur me rrjedhën e aksidentit, ndërsa Policia është në kërkim të dëshmitarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025