Zvicër: Dyshohet se burri vrau tre vajzat e tij, gruan dhe më pas edhe veten NULL NULL 12.03.2023 08:52 12.03.2023 08:52 Një ngjarja tragjike u raportua se ka ndodhur gjatë së enjtes në Zvicër. Një burrë dyshohet se ka vrarë familjen e tij, gruan, tre vajzat dhe më pas edhe vetën. Fillimisht u dyshua se familja pesë anëtarëshe u shua si pasojë e një zjarri që kishte rënë në vilën e tyre në qytetin Yverdon, Vaud. Por, duket se ngjarja ka marrë drejtim tjetër pasi në trupat e viktimave janë gjetur edhe plagë nga arma e zjarrit. Dyshimet u ngritën pasi aty hetuesit gjetën edhe armën që i përkiste 45-vjeçarit, shkruan gazeta Blick.ch përcjell Klankosova.tv Policia në dhomat e shtëpisë ka gjetur edhe preparate që e shpejtojnë përhapjen e zjarrit. Shkaqet e zjarrit në shtëpi ende nuk dihen por sipas autoriteteve nuk përjashtohet mundësia që edhe një palë e tretë të jetë e përfshirë në rast. Sipas Blick, hetimet do të vazhdojnë edhe me ekspertët e Universitetit të Lozanës. Tragjedi Zvicër Yverdon Ndërkaq fqinjët bëjnë të ditur se çifti ishte ndarë kohët e fundit. Rreth rastit policia ishte njoftuar të enjten rreth orës 06:40 se kishte ndodhur një shpërthim para se të niste zjarri e fqinjët thonë se kanë menduar të ishte ndonjë bombë. Debora di Fuotri ka thënë për Blick se derisa ishte shtrirë kishte dëgjuar shpërthimin: “I gjithë trupi më dridhej. Mendova se ishte një sulm me bombë”, tha ajo. Shtëpia është shkatërruar plotësisht nga zjarri. Fillimisht u gjetën katër trupa, e tek të premten u gjet edhe trupi i njërës nga vajzat. Viktimat janë identifikuar dhe tashmë dihet se bëhet fjalë për babain (45-vjeçar), nënën (40-vjeçare), vajzat e moshës (pesë, nëntë dhe 13-vjeçare), përcjell Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Miller: Kosova e Serbia të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, t’i rikthehen dialogut 27/09/2023
Kosova Eksperti kroat: Ngjarjet e fundit në veri e kthejnë Kosovën ashtu siç është – viktimë 26/09/2023