Zvicër: Dy persona u aksidentuan për vdekje brenda një ore në të njëjtin vend NULL NULL 19.07.2022 16:35 19.07.2022 16:35 Dy persona vdiqën brenda një ore pasi u aksidentuan në kantonin Appenzell Innerrhoden në Zvicër. Ngjarja tragjike ndodhi të hënën rreth orës 12:00, në shtegun e njohur të ecjes në Ascher që shkon në drejtim të lokalitetit Chobel. Viktimë ishte një grua 66 vjeçare nga Gjermania, e cila ishte nisur me burrin e saj. Ajo në rrethana të paqarta ra nga një lartësi prej 80 metrash, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv Në një njëjtin vend, u aksidentua për vdekje edhe një burrë 58 vjeçar nga kantoni i Bernit. Shtegu i ecjes midis vendeve Äscher dhe Seealpsee është shënuar si një shteg ecjeje malore, me shenja të vendosura që paralajmërojnë rrezikun. Por, sipas zëdhënësit të policisë së Appenzell Roland Koster, shpesh nënvlerësohet. Aktualisht ende po hetohen shkaqet e aksidentit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 26 minuta më parë