Zvicër: Babai vret vajzën 12 vjeçare dhe më pas veten

Zvicër: Babai vret vajzën 12 vjeçare dhe më pas veten

NULL NULL
2 months më parë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të hënën në mëngjes në Zvicër.

Policia ka zbuluar brenda një shtëpie familjare dy trupa të një burri dhe të një vajze.

Dyshohet se 54 vjeçari Luca T, e ka vrarë vajzën e tij 12 vjeçare Lia T dhe më pas e ka vrarë edhe vetën.

Sipas raportimit të gazetës zvicerane Blick, ngjarja ka ndodhur në Rapperswil Jona-SG rreth orës 7:45 në mëngjesin e së hënës.

Policia nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, duket se nuk kishin qenë në në të njëjtën shtëpi në kohën e krimit.

Është angazhuar ndihma psikologjike për t’u kujdesur për të afërmit.

Rrethanat e sakta të aktit tani po hetohen nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St. Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit të St. Gallen.

Fqinjët e familjes zvicerane janë të shokuar.

Orhida Jaksic (51), tha se nuk e kishte besuar se do të mund të ndodhte kjo.

Edhe fqinjët e tjerë deklaruan për gazetën se ata ishin të sjellshëm dhe të mirë.