13:35, 2 Dhjetor 2019

Një grindje ka ndodhur në Chlauseinzug-Rickenbach në Luzern të Zvicrës

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, ku ishin të përfshirë disa të rinj.

Me këtë rast u sulmua me thikë një person i moshës 17 vjeçare.

Sipas Blick.ch i dyshuari për këtë sulm është një 15 vjeçar nga Shqipëria.

I lënduari u dërgua menjëherë në spital. 17 vjeçari pasi mori trajtimin mjekësor u lirua në shtëpi.

Ai u arrestua në vendin e ngjarjes nga policia.

15 vjeçari e ka pranuar fajësinë për rastin dhe pas intervistimit nga autoritetet është lënë i lirë.

Ndërkaq prindi i adoleshentit tha se vije shumë keq për atë çfarë ka ndodhur.

Ai konfirmoi se tashmë djali i tij po konsultohet me një psikolog dhe se nuk është i gatshëm të prononcohet për media.

Konkurs Pune

Lexo më shumë