Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvezda ilegale

NULL NULL
05.05.2015 15:29
Ndeshja në mes te Crvena Zvezdës dhe Graçanicës u bë pa dijeninë e FFK-së dhe në rrethana jo të rregullta. Sonte rreth kësaj çështje, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Federate, Eroll Salihu, flet për KlanKosovën.

Ndeshja e djeshme miqësore në mes Crvena Zvezdës nga Beogradi dhe Graçanicës është zhvilluar pa dijeninë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka thënë për Klan Kosova Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Eroll Salihu.

Ndeshjen e Zvezdës kundër Graçanicës Salihu e ka konsideruar të paligjshme, jo vetëm për shkak se FFK-ja nuk ka qenë në dijeni, por edhe për faktin se klubi i Graçanicës nuk është i regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ka marrë masat e nevojshme duke iu drejtuar edhe institucioneve ndërkombëtare të futbollit.

Sonte në edicionin e lajmeve sportive Minuta e Fundit, në Klan Kosova, në orën 20:30, mund të ndiqni intervistën ekskluzive të Eroll Salihut dhënë gazetarit të Klan Kosovës, Emanuell Syla.

 

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.