Zubin Potok: Sulmohet nga persona të maskuar ekipi i Klan Kosovës, lëndohet gazetarja dhe shoferi (FOTO) NULL NULL 26.12.2022 13:37 26.12.2022 13:37 Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupç. Si pasojë e kësaj janë lënduar gazetarja dhe shoferi. Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani. Personat që e kryen sulmin ishin të maskuar, njofton Klankosova.tv Rasti është raportuar në polici. Ky është rasti i dytë që një ekip i Klan Kosovës sulmohet në veri. Ndaj ekipit të Klanit pati sulm edhe më 19 dhjetor, njofton Klankosova.tv