ZRrE-ja tregon zyrtarisht se rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike NULL NULL 23.03.2023 17:04 23.03.2023 17:04 Zyra e Rregullatorit te Energjise Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) e ka konfirmuar zyrtarisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas ZRrE-ës, rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike për kosovarët, ky vendim u mor pas mbledhjes së bordit të këtij institucioni. “Megjithatë, rritja e të hyrave do të reflektoj në ngritje të çmimeve të energjisë elektrike rreth 15% për konsumatorët fundor në vitin tarifor, të cilat do të hyjnë në fuqi prej 1 prill 2023 deri më 31 mars 2024”, thuhet në njoftim. Pos tjerash, thuhet se janë aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët e rregulluar si KOSTT, KEDS dhe FSHU/KESCO). “Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU/KESCO janë aprovuar në vlerë prej 398.40 mil€, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT janë aprovuar në vlerë prej 59.697mil€, për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes/KEDS janë aprovuar në vlerë prej 133,808mil€. Këto të hyra do të u mundësojnë operatorëve kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale. Me aprovimin e këtyre të hyrave, ZRRE, ndër të tjera, ka marrë në konsideratë edhe rritjen e çmimeve të importit të cilat janë jashtë kontrollit të operatorëve si dhe subvencionin që është alokuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njofim. Po ashtu, në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar planet zhvillimore dhjetë dhe pesë vjeçare për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, Bilancet e energjisë Termike si dhe janë shqyrtuar dhe aprovuar 18 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum, nga të cilat 11 vijnë nga ndërmarrjet dhe 7 nga personat fizik me gjithsej 605kW. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë