Zotimi i Abdixhikut: Me LDK-në, kryeqyteti merr 1.5 miliardë euro (VIDEO) NULL NULL 14.01.2025 20:50 14.01.2025 20:50 I nominuari për shef qeverie nga LDK, Lumir Abdixhiku sot ishte në Sallën e Kuqe për të shpalosjen e planit të investimeve prej 1.5 miliardë eurove për Prishtinën. Abdixhiku tha se shteti i kthehet me mbështetje Prishtinës menjëherë pas të dielës së dytë të shkurtit kur zyrtarizohet përkrahja e Unazës së Jashtme. Para prishtinasve u zotua edhe për spitalin e kryeqendrës, stadiumin nacional dhe Qendrën Kombëtare të Sportit dhe jo vetëm. E me thirrjen që të bëhen pjesë e ndryshimit, Abdixhiku i vizitoi edhe novobërdasit, pasdite, ku bëri disa premtime. Pos këtij projekti, lideri i LDK-së dha edhe premtiem tjera për novobërdën. Numrat e shifrat Abdixhiku nuk i la anash as kur u nis të kthehet, teksa insistoi t’ua kujtojë edhe njëherë novobërdasve numrin e partisë së tij në zgjedhjet e 9 shkurtit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 40 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë