“Zotri President, përfundo punën!”, thirrje ushtarake për Trump në Tel Aviv (FOTO) NULL NULL 19.06.2025 14:43 19.06.2025 14:43 Një billboard i madh i vendosur në një nga rrugët kryesore të Tel Avivit i bën thirrje ish-presidentit amerikan Donald Trump që të mbështesë ushtarakisht Izraelin në përballjen e përshkallëzuar me Iranin. Me mesazhin e drejtpërdrejtë ”Zotri President, përfundo punën!”, postei gjigant synon të nxisë ndërhyrjen e SHBA në krah të Izraelit, në një kohë tensionesh të rënda në Lindjen e Mesme, transmeton klankosova.tv. Sipas TRT world, Trump ka aprovuar disa plane ushtarake në mbështetje të Izraelit, përfshirë përdorimin e bombave të specializuara për shkatërrimin e bunkerëve të fortifikuar. Megjithatë, ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse SHBA do të angazhohet direkt në një operacion ushtarak kundër Iranit. Kjo thirrje publike vjen në një moment kur raportet mes Izraelit dhe Iranit janë më të tensionuarat në vitet e fundit, me kërcënime të ndërsjella dhe përplasje të vazhdueshme në rajon. Ndërhyrja e mundshme e SHBA-së shihet si një faktor vendimtar që mund të ndryshojë balancën e forcave në konfliktin e mundshëm. Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar zyrtarisht për billboardin, por prania e tij ka tërhequr vëmendje të gjerë në mediat vendase dhe ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Gjykata Speciale: Mbrojtja kërkon afat shtesë për betejën e fundit (VIDEO) 4 minuta më parë