Lajmet e fundit

Një mesazh interesant u shfaq në tribunat e "Air Albania", gjatë ndeshjes Shqipëria-Ishujt Faroe, e cila përfundoi me rezultat 0:0.
"Zoti është shqiptar", është mesazhi i cili u shpalos nga tifozët shqiptarë.
Nuk dihet qëllimi i shpalosjes së këtij baneri.
Fotografia është bërë virale në rrjet duke ngjallur edhe diskutime.
Kombëtarja shqiptare e ka siguruar kualifikimin për në "EURO 2024".
"Djemtë" e Sylvinhos madje e mbyllën kualifikimin në vendin e parë në grupin E.