Zonja e Vjetër mbetet e pamposhtur, City fiton në fund (VIDEO) NULL NULL 02.10.2018 20:52 02.10.2018 20:52 Juventus ka shënuar fitoren e nëntë radhazi që nga fillimi i sezonit dhe të dytën në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3 me 0 ekipin nga Zvicra, Young Boys. Edhe pse në sulm munguan Cristiano Ronaldo e Douglas Costa, Paulo Dybala ishte ai që barti mbi supe gjithë rezultatin duke shënuar tri gola, njofton Klan Kosova. Zonja e Vjetër nuk ka lëshuar pikë në asnjërën nga ndeshjet e luajtura deri më tani në këtë sezon, ndërsa Young Boys janë nuk kanë pikë në Ligën e Kampionëve, marrë parasysh humbjen nga Manchester United ndeshjen e kaluar. Fitore ka shënuar edhe Manchester City si mysafir i Hoffenheim. Edhe pse rezultati ishte i barabartë deri në fund, David Silva në minutën e 87-të ia siguroi fitoren anglezëve. City kështu është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në grup, pas Lyon i cili do të ndeshet me Shakhtar Dontesk nga ora 21:00. https://www.youtube.com/watch?v=2tOnTnxnoiw https://www.youtube.com/watch?v=vL8Rzd92m7w https://www.youtube.com/watch?v=VOX98S_dyy0 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.