Zonja e Parë e Ukrainës thekson rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në përvjetorin e luftës NULL NULL 24.02.2024 12:06 24.02.2024 12:06 Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka theksuar rrëmbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga Rusia në dyvjetorin nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Në një deklaratë të postuar në X të shtunën, ajo shkroi: “Dy vjet. Për fëmijët kjo është si një përjetësi e tërë që duhet të ishte plot me zbulime, të qeshura në korridoret e shkollës dhe momente të lumtura me njerëzit e dashur. Në vend të kësaj, ajo u bë një tragjedi. Rusia vrau 528 fëmijë ukrainas, plagosi më shumë se 1,230, rrëmbeu më shumë se 19,000 dhe detyroi më shumë se 2 milionë të largohen nga shtëpitë e tyre”. Rusia, shtoi Zelenska, “po synon qëllimisht fëmijët tanë. Prej dy vitesh, Ukraina po shpëton dhe i kthen fëmijët e saj, duke u dhënë atyre familje dhe shtëpi të reja. Ne nuk do të lejojmë që e ardhmja e tyre të shkatërrohet”, transmeton Klankosova.tv. Gjykata Ndërkombëtare Penale vitin e kaluar lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus, Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova për një skemë të dyshuar për të dëbuar fëmijët ukrainas në Rusi. Qeveria ruse e ka mbrojtur këtë praktikë, duke thënë se po shpëtojnë fëmijët dhe mohojnë që dëbimet janë të detyruara. Kremlini i ka etiketuar veprimet e ICC-së si “të egër dhe të papranueshme”. Në korrik 2023, prokurorët ukrainas thanë se Ukraina ka hapur më shumë se tre mijë çështje penale mbi krimet e dyshuara të Rusisë kundër fëmijëve në vend, duke përfshirë dhjetëra raste torture. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna e Rahovecit: Paguani tatimin në pronë për t'i ikur gjobës dhe interesit 2 minuta më parë
Lajme Blinken thotë se SHBA-ja nuk ishte e vetëdijshme apo e përfshirë në shpërthimet e pejgjerëve 6 minuta më parë