Zonja e Parë e ShBA-së rezulton pozitive për COVID-19 NULL NULL 16.08.2022 18:24 16.08.2022 18:24 FILE - First lady Jill Biden visits with Slovak and Ukrainian mothers and their children as the families participate in a Mother's Day activity in Kosice, Slovakia, May 8, 2022. (AP Photo/Susan Walsh, Pool, File) Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden, ka rezultuar pozitive për COVID-19 dhe aktualisht ka vetëm simptoma të lehta, ka bërë të ditur zëdhënësja e saj, Elizabeth Alexander. “Pas rezultimit negativ për COVID-19 dje gjatë testimit të zakonshëm, më vonë në mbrëmje, Zonja e Parë filloi të kishte simptoma të ngjashme me ftohjen. Ajo doli përsëri në një test antigjenit, por testi PCR doli pozitiv,” tha Alexander, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ajo është e vaksinuar me dy dozat e vaksinës antiCOVID si dhe me dy doza përforcuese dhe tani, sipas zëdhënëses, ajo po merr Paxlovid, ilaçin antiviral të Pfizer. Një person i afërt me Jill i tha CNN-it se Zonja e Parë po ndihet mirë dhe nuk ka simptoma të rënda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nda institucionet ndërkombëtare (VIDEO) 11 minuta më parë
Kosova Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich - theksohet thellimi i raporteve 15 minuta më parë