Zonja e parë amerikane takon atë ukrainase në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 20.07.2022 10:44 20.07.2022 10:44 WASHINGTON, DC - JULY 19: (L-R) U.S. first lady Jill Biden, first lady of Ukraine Olena Zelenska and U.S. President Joe Biden pose for photos as Zelenska arrives on the South Lawn of the White House July 19, 2022 in Washington, DC. Zelenska is in the United States for a series of high-level meetings and an address to Congress. (Photo by Drew Angerer/Getty Images) Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska vizitoi Shtëpinë e Bardhë të martën për t’u takuar privatisht me zonjën e parë amerikane, Jill Biden, dhe për të marrë pjesë në një takim më të madh dypalësh me zyrtarë amerikanë. Zelenska u përshëndet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden dhe Jill Biden. Presidenti i dorëzoi një buqetë të madhe me lule Zelenskës kur ajo doli nga makina dhe dy zonjat e para u përqafuan, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonjat e para ishte planifikuar të “diskutonin mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj, ndërsa ata mbrojnë demokracinë e tyre dhe përballen me ndikimet e rëndësishme njerëzore të luftës së Rusisë, të cilat do të ndihen për vite me rradhë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 10 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 16 minuta më parë