Zona B ka krijuar një standard të ri të debatit në televizionet kosovare.
Me tejkalimin e traditës së etabluar në Kosovë të realizimit të një debati në javë, për herë të parë shikuesve u janë ofruar katër emisione javore: tri intervista (e hënë, e martë, e mërkurë), si dhe një debat më të zgjeruar me disa të ftuar (e enjte).
Mysafirë në Zona B janë personalitet më të njohura politike dhe institucionale, intelektualë publikë, artistë dhe sportistë.
Baton Haxhiu është njëri ndër gazetarët më të njohur në rajon, me përvojë prej gati tri dekadave në gazetarinë e shkruar dhe atë televizive.