Pas sfidimit që u është bërë fotografive të publikuara nga deputetja Flora Brovina, për atë që ajo pretendon të jetë skenë dhunimi gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke dashur që t’i jepet koha e nevojshme vërtetimit të pretendimeve të saj, dhe duke respektuar mysafirin dhe temën, redaksia e emisionit Zona e Debatit ka vendosur që emisionin e sotëm me Visar Ymerin ta shtyjë për të hënën

21:12, 16 Maj 2019

Për shkak të protagonizmit në prezantimin e fotografive sot në Kuvendin e Kosovës dhe lajmeve të mbrëmjes se ato mund të jenë të rrejshme, duke respektuar shikuesit dhe politikat redaktoriale të televizionit – intervista me nënkryetarin e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymerin, në Zona e Debatit shtyhet për të hënën.

Me synim që t’i jepet kohë verifikimit të vërtetësisë apo mosvërtetësisë së fotografive të publikuara sot nga deputetja Flora Brovina, në seancën e jashtëzakonshme për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Serbëve në Kosovë, redaksia e Zona e Debatit ka vendosur që ta anulojë emisionin e paraparë dhe në vend të tij të transmetohet intervista e Edi Rama në Opinion të Blendi Fevziut.

Pas tronditjes së paradites, tronditja e radhës erdhi në mbrëmje. Pak para nisjes së emisionit. Duket se e kemi fat jetësor të tronditemi vazhdimisht!

Konkurs Pune

Lexo më shumë