Zona B: Telashet e arkitektëve të Kosovës (VIDEO) NULL NULL 15.06.2015 22:59 15.06.2015 22:59 Në Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës kohëve të fundit ka pasur telashe rreth asaj se kush duhet të jetë përfaqësuesi i tyre. Shemsi Kelmendi, kryetar i këtij Asociacioni, i ftuar në emisionin Zona B është shprehur kundër vendimit me të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rikthyer në krye të këtij institucioni Valdet Osmanin. “Informata që e kemi marrë sot është se Gjykata ka nxjerrë një vendim me të cilin e kundërshton ankesën e OJQ-ve për njohjen e vendimit të komisionit të ankesave, i cili ia njeh të drejtën Valdet Osmanit që të jetë përfaqësues i autorizuar”. “Si duket, privilegjet të cilat i ofron pozita i lakmojnë të gjithë, duke harruar të merremi me punën dhe profesionin tonë”. Kelmendi thotë se arsyeja pse ata janë kundër Valdet Osmanit është për shkak të punës që ai e ka bërë. “Me fillimin e procesit te licencimit nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është kërkuar që pjesë integrale e punës për nxjerrjen e licencave të jetë edhe asociacioni i përfaqësuar në atë kohë nga Valdet Osmani”. “Çështja ka mbërritur deri te një memorandum për fuqizimin e të cilit Ministria kërkon dokumente. Udhëheqësit e atëhershëm e shkelën ligjin sepse nuk i kishin këto dokumente”. “Për ta plotësuar kërkesën e Ministrisë, kanë marrë vendim me 8 anëtarë, ndërsa statuti thotë se kryesia duhet t’i ketë 13 anëtarë”. Kelmendi pohoi se udhëheqësi i mëparshëm i Asociacionit, duke iu referuar Valdet Osmanit, ka bërë shumë shkelje ligjore. “Në statut shkruan se anëtar i asociacionit është inxhinieri i diplomuar i arkitekturës. Kjo do të thotë që çdo inxhinier mund të jetë anëtar, gjë që nuk është respektuar”. “Kriteri për anëtarësim rregullohet me rregullore të veçantë. Gjatë mandatit të tyre ata nuk e kanë ditur se ekziston një statut dhe as nuk kanë marrë ndonjë masë që ta ndryshojnë atë. Njeriu që ka udhëhequr nuk ka dashur ta respektojë ligjin dhe statutin”. “Mandati i kryetarit është një vit, kurse ai ka mbajtur mandatin tre vjet, e tash e kërkon edhe një mandat”. “Valdet Osmani e ka dorëzuar vetëm një raport për punën e Asociacionit. Ai paraqet shpenzime në vlerën prej 16.000 euro, ndërsa nuk dihet ku janë edhe 42.000 euro tjera, pasi shuma figuron të jetë 50.000 euro”. “Kundër Valdet Osmanit janë ngritur dy padi, të cilat nuk po shqyrtohen”. Kelmendi aludoi se dikush ka interes për këtë gjendje. “Dikush qëndron prapa krejt kësaj ngjarjeje e cila po zvarritet që dy vjet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 20 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 27 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day